Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në solidaritet me ju

13:29 | 21 Dhjetor 2024
E.K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi tragjik në Magdeburg, Gjermani.

Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se mendimet dhe lutjet e popullit të Kosovës janë me popullin e Gjermanisë në këtë periudhë të dhimbshme.

“Ngushëllimet më të thella për viktimat dhe familjet e prekura nga sulmi në Magdeburg. Mendimet tona janë me popullin e Gjermanisë gjatë këtij momenti të dhimbshëm. Populli i Kosovës qëndron në solidaritet me ju,” ka shkruar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme