Kurti për sulmet në veri: Këto janë sulme terroriste të cilat kanë pasur për qëllim të vrasin

10:17 | 18 Prill 2022
S D

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në lidhje me sulmet e njëpasnjëshme që ndodhën ditë më parë në veri të vendit, tha se këto janë sulme terroriste por fatmirësisht nuk ka pasur të vrarë, shkuan arbresh.info.

“Është Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës ajo që i bënë analizat edhe studimet edhe të shkaqeve edhe të rrethanave të këtyre sulmeve mbi pjesëtarët tonë të policisë. Ne e kemi dënuar ashpër këtë sulm i cili ishte sulm terrorist, meqenëse me plumba me granata u gjuajtën pjesëtarët e poliisë të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale”, tha Kurti.

Tutje ai tha se sulme të tilla janë bërë mbi policët me qëllim për të vrarë.

Pra ju takon organeve të drejtësisë që edhe të hetojnë ata që sulmuan për të zbardhur rastin por edhe për të vlerësuar situatën e sigurisë se çka duhet të ndërmarrim në vijim në mënyrë që të pamundësojmë sulmet të këtilla. Pra nuk janë sulme mbi të mirat materiale nuk janë sulme as mbi qytetarët por janë sulme mbi policët dhe sulmet të cilat kanë pasur për qëllim të vrasin mirëpo fatmirësisht nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe asnjë pjesëtarë i policisë nuk është lënduar”, deklaroi Kurti,

Po ashtu i pari i Qeverisë tha se për këto strukturat ilegale të Serbisë nuk do të ketë asnjë gramë tolerance nga Qeveria e Kosovës.

“Me strukturat ilegale të Serbisë me krimin e organizuar kurrë nuk do të ketë asnjë gramë tolerancë nga Qeveria e Republikës së Kosovës nga shteti i Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Policia e Kosovës”, tha Kurti.

Kujtojmë se javën që lamë pas në veri të vendit kanë ndodhur katër sulme ndaj pjestarëve të Policisë së Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme