Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka informacion që do të shkarkohen nesër komandantët e policisë së Kosovës që morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Serbi këtë javë.
Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) ka suspenduar Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës, pasi ajo ishte pjesë e kësaj mbledhje, ndërsa Vuçiq paralajmëroi se edhe komandantët do të shkarkohen. Kurti tha se sot ka qenë i zënë me zhvillime dhe se nuk ka informacion që do të ndodhë diçka e tillë, por nuk e përjashton këtë.
“Nuk kam ndonjë informacion që do të ketë një veprim të tillë nesër. Unë nuk e përjashtoj, por nuk ka një informacion”, ka thënë ai.
Ai tutje e pranon se ka marrë informata që do të ketë protesta të serbëve të veriut nesër, të cilët ai i ka lutur që të mos i bashkangjiten këtyre thirrjeve.
“Është e vërtetë që prej dje në mëngjes e kam marrë informacionin kanë filluar thirrjet që qytetarët serbë të dalin në protesta. Prej tërë atyre që është planifikuar, janë dy protesta që do të mbahen. Iu bëj thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të mos dalin në protesta për zgjedhjet e 3 prillit. Mua më vjen keq që qytetarëve serbë nuk iu mundësua votimi edhe në mënyra tjera. Posta dhe zyra ndërlidhëse janë dy mënyrat. Ata që i kërkojnë duhet të mendojnë mënyra tjera. Nuk mund me imagjinatën time të mendoj për ta. Jemi ku jemi. Në fund të fundit, kutia e votimit dhe e postës nuk janë krejtësisht ndryshe. Në kutinë e votimit e vendos fletëvotimin me përcaktimin politik, ndërsa në kutinë postare e vendos edhe në zarf. Vec zarfi është dallimi. Kanë mundur shumë kollaj. Më thanë kështu: nuk ka mundësi në Serbi për shkak të ligjit që kufizon votimi me postë. Mirëpo ku shkruan në Serbi se OSBE nau dashka të mbledhë kutitë e votimit?”, tha ai në KTV.
LEXO EDHE
Vuçiq reagon pas shkarkimit të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës – Arbresh.info
U takua me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Arbresh.info
Suspendimi i kryetares së Gjykatës në veri të Mitrovicës, Vulin kërcënon me luftë – Arbresh.info
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...