Google ADS

Kurti për shkarkimin e bordit të AKP-së: Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt

21:57 | 27 Maj 2021
Arditë Shkodra

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar edhe për shkarkimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kryeministri, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook tha se ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran.

Ai shtoi se Qeveria sot është autorizuar që të propozojë një bord të ri para Kuvendit.
“Të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt. Sot Kuvendi votoi për shkarkimin e bordit të AKP-së, që të ndalet tjetërsimi e zhvatja. Ky është vetëm hapi i parë drejt shuarjes së këtij institucioni, gjë që hap rrugën për themelimin e Fondit Sovran. Si Qeveri, sot po ashtu jemi autorizuar që të propozojmë një bord të ri para Kuvendit, bord i cili do të ketë një mandat të ri, në përputhje me strategjinë zhvillimore të Qeverisë sonë”, ka shkruar Kurti.

65 deputetë kanë votuar për shkarkimin e bordit të kësaj agjencie, 2 kundër dhe asnjë abstenim.

Kundër shkarkimit të bordit të kësaj agjencie ishin partitë opozitare, LDK, AAK dhe PDK.

Të ngjashme