Google ADS

Kurti për reciprocitetin: Ky s’është provokim, as s’është diskriminim

21:01 | 21 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka thënë se vendosja e reciprocitetit për targa me Serbinë, nuk është provokim e as diskimin, por masë reciproke.

Ajo këto komente i ka bërë në një postim në Twitter, ku ka njoftuar për takimin që ka pasur me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, lidhur me vendimin për reciprocitetin.

Kurti ka përsëritur qëndrimin e tij, se targat duhet të hiqen nga të dy palët, ose të mbahen nga të dy palët.

“Ky s’është provokim, as s’është diskriminim. Është masë reciproke, edhe Kosova edhe Serbia janë të dyja edhe gabim edhe drejt. Ose i mbajmë targat të dy shtetet, ose i heqim të dyja. Liria e lëvizjes është e drejtë dhe nuk do të shkelet nga Kosova”, ka shkruajtur ai.

Kurti po ashtu tha se në takim, ambasadorët e QUINT-it i ka informuar se pas vendimit nuk është shënuar asnjë incident dhe se policia janë në veri për të mbajtur rendin dhe qetësinë.

“U takuam me ambasadorët e QUINT-it për vendimin e djeshëm për targat e makinave që hyjnë në Kosovë. I informova se asnjë incident nuk ka ndodhur dhe se policia janë aty për të mbajtur rendin dhe qetësinë”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme