Nëpër rrjete sociale po bëhet thirrje për protesta masive për të kundërshtuar rënien e Qeverisë Kurti.
E ky i fundit në pozitën e kryeministrit në detyrë kur u pyet nëse do të kërkoj shtyrjen e protestës për shkak të gjendjes së krijuar në vend si pasojë e Covid 19, tha se në vitin 2020 nuk ndalohen ato, shkruan arbresh.info.
Kurti shtoi se VV nuk po e organizon protestën.
“Duhet ta kuptoni se nuk është vitit 1990 kur ndalohen protestat por është viti 2020. Unë nuk jam këtu për të ndaluar protestat por për të shërbyer sipas programit tonë. Nuk e di kush çfarë thirresh bënë por subjekti politik i VV-së nuk e ka organizuar atë, por sa të ketë qytetari e popull do të ketë protesta”, tha ai.
Ai shtoi gjithashtu se nuk është kryetar diktator.
“Unë nuk jam kryetar diktator që çka të u thotë anëtarëve ata bëjnë, subjekti i VV-së është subjekti më demokratik në vend. Ne nuk i bëjmë rresht aktivistët të veprojnë e mendojnë njësoj por qëndërimin e VV-së e prezanton kryesia”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...