Google ADS

Kurti: Për nëntë muaj 332 raste me kancer të gjirit, kontrollet e vazhdueshme të domosdoshme

09:48 | 2 Tetor 2023
A Z

Kryeministri Albin Kurti, tha se zbulimi i hershëm i kanceri është parakusht që të shpëtohen jetë njerëzish.

Ai në lansimin e fushatën ndërgjegjësuese me moton “Zbulimi i hershëm, shpëton jetë”, me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, u ka bërë thirrje të gjitha grave e vajzave që të bëjnë kontrolle të vazhdueshme në mënyrë që të parandalohet kjo sëmundje.

Kreu i Qeverisë, tha se në bazë të statistika në nëntë muajt e fundit 332 pacientë janë diagnostifikuar me kancer të gjirit dhe se një në tetë gra është e prekur.

Me tej shtoi se Qeveria po punon që të krijohen kushte për trajtimin e sëmundjes dhe se e kanë rritur buxhetin për barna.

“Jam i gëzuar që jam këtu me ju për të hapur fushatën kundër kancerit të gjirin, një sëmundje e përhapur jo vetëm në vendin tonë. Jemi bashkë në këtë betejë, duke se një në shtatë vdekje vijnë nga kanceri i gjirit”.

“Fokusi është në zbulimin e hershëm, për këtë angazhohemi në investime në sistemin shëndetësor. Iu bëjmë thirrje grave e vajzave që të kontrollohen vazhdimisht. Si Qeveri kujdesimi që të zbulojmë hershëm këtë sëmundje dhe të kemi trajtimin e duhur. Në këtë betejë për jetë Ministria po punon në zgjerimin e trajtimit të kimioterapisë edhe në Spitale Regjionale”.

“Kemi rritu ndjeshëm buxheti për barna. Kemi dy pajisje të teknologjisë fundit për trajnimin e kësaj sëmundje. Statistika tregojnë që një në tetë gra kanë kancer të gjirit. Në nëntë muajt e fundit 332 pacientë janë dignostifikuar me kancer të gjirit, i’u bëjë thirrje të gjithëve për kontrolle të vazhdueshme. Të gjitha grave iu themi se nuk janë vetëm dhe se sëmundjen do ta mundim bashkë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se është investuar në aparaturën që mundësojnë zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve malinje.

Sipas ti, edukimi dhe kontrolli i rregullt janë faktori kyç për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje.

“Kanceri i gjirit si në nivel global ashtu edhe në vendin tonë është në statistika të njëjta. Synimet nuk mund të arrihen pa e rritur financimin, të cilën Qeveria jonë e ka rritur dhe ka investuar në aparaturën e zbulimit dhe trajtimit të sëmundjeve malinje”.

“Të gjitha këto veprime janë detyrim i yni po ritheksojmë faktin se edukimi, kontrolli i rregullt janë faktori kyq për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje. Mbështetja e grave të prekura, mbështetja emocionale me psikologë e profile të tjera për këto gra është e domosdoshëm”./eo

Të ngjashme