Kryeministri në detyrë i Kosovës, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka folur për shkaqet që çuan në rënien e qeverisë së tij vetëm pas 51 ditësh dhe ndikimin e të dërguarit të presidentit Trump, në dialogun Kosovë-Serbi.
Kurti tha se Grenell kishte një qëndrim 100% me Beogradin përsa i përket taksës, ndërsa shtoi se kurrsesi qeveria e Kosovës nuk mund të hiqte dorë nga reciprociteti.
Fevziu: A ka patur dorë ambasadori Grenell në rrëzimin e qeverisë Kurti?
Kurti: Është e vërtetë që kam qenë në komunikim intensiv me të. Fillimisht Ambasadori Grenell ka patur qëndrimin që Kosova ta heqë taksën 100% dhe Serbia duhet ta pushojë fushatën e çnjohjes së Pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Më pas ai e braktisi këtë të dytën pas një udhëtimi në Boegrad, por së fundi u deklarua edhe kundër reciprocitetit ndaj Serbisë. Ky për mua ishte kulmi. Unë kam vazhduar të komunikoj me të në mënyrë konstruktive dhe pozitive, por nuk mund të pranoj që Kosova të mos ndërtojë marrëdhënie reciproke me Serbinë, kur dihet që reciprociteti është parimi i shëndoshë për marrëdhënie korrekte bilaterale dhe fqinjësore.
Fevziu: Mendoni që ky ka qenë qëndrim i ambasadorit Grenell apo qëndrim zyrtar i diplomacisë amerikane?
Kurti: Ambasadori Grenell është emisar i dërguar nga presidenti Trump dhe ai e kishte më të rëndësishme kohën e një marrëveshjeje Kosovë -Serbi se sa tekstin e asaj marrëveshjeje. Tash unë e kam të qartë se pas komunikimit tim me të, ai ka filluar që ta zhvendosë një lloj trysnie tek partneri im i koalicionit që fatkeqësisht e braktisi marrëveshjen tonë të aleancës.
Nuk duhet ta ngatërrojmë faktin se kur amerikanë na qasen në mënyrë bilaterale dhe kur vijnë si ndërmjetësues. Shumë prej zyrtarëve kanë dy kapele, nganjëherë kanë kapelen e vendit që na ka njohur dhe aty ne mund të krijojmë bashkëpunime të reja dhe të thellojmë ato ekzistueset, por ndonjëherë kanë kapelet e ndërmjetësuesit kur qarkullojë në linjën Prishtinë- Beograd.
Kur vijnë tek ne vijnë me kërkesat e Beogradit dhe kur shkojnë tek Beogradi shkojnë me kërkesat e Kosovës dhe duket që këtu ka një ngatërresë. Kur kemi të bëjmë me Ambasadorin Grenell ai vjen si emisar ndërmjetësues dhe atij i është dashur t’i thuhet qëndrimi i Kosovës që përfaqëson interesat tona. Edhe në vitin ‘99 edhe më 2008 kanë ardhur emisarë të ndryshëm. Në të dy rastet i kemi mbrojtur qëndrimet tona dhe ata kanë qenë nga diku nga mesi me tendencë pozitive. Ndërkaq në anën tjetër më duhet të them, që Ambasadori Grenell kishte një qëndrim 100% me Beogradin përsa i përket taksës 100% dhe ne nuk mund të bëjmë tjetër veçse ta prezantojmë dhe mbrojmë qëndrimin tonë se Serbisë mund t’i hiqet taksa, por ne nuk mund ta braktisim reciprocitetin.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...