Në moshën 98-vjeçare ka ndërruar jetë ish-presidenti i Komisionit Evropian, Jacques Delors.
Për këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vdekja e tij erdhi në prag të liberalizimit të vizave për kosovarët.
“Në prag të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ne vajtojmë vdekjen e Jacques Delors, një kampion i lëvizjes së lirë dhe presidenti më jetëgjatë i tij i KE-së. Nga Euro në programin Erasmus, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Kosovë, BE dhe botë”, ka shkruar Kurti në platformën X.
On the cusp of visa liberalization for Kosova citizens, we mourn the death of Jacques Delors—a champion of free movement & the @EU_Commission‘s longest-serving president. From the Euro to the Erasmus program, he has left an indelible mark on 🇽🇰, 🇪🇺 & the world.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 27, 2023
Delors ishte themelues i projektit historik për monedhën e përbashkët të Bashkimit Evropian.
Gjatë udhëheqjes së Delors me KE-në, në këtë institucion u ndërmorën hapa të mëdhenj në integrimin e bllokut. Këtu përfshihet edhe themelimi i tregut të përbashkët, marrëveshja për lëvizje e Schengenit, programi i këmbimit të studentëve Erasmus, dhe krijimi i monedhës së përbashkët të BE-së, euro./Arbresh.info
Lexo edhe:
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...