Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas ndalimit të festivali “Mirdita, dobar dan”.
Këtë veprim të Serbisë, Kurti e lidhi me refuzimet e saj të marrëveshjes.
Sipas Kurtit, dje Serbia në vend të artistëve, fjalën ia dhanë grupit te huliganëve të cilët u mblodhën në sheshin e Beogradit për të pamundësuar mbajtjen e festivalit.
Sipas Kurtit, ideja e festivalit u deformua nga dy njerëzit më të afërt të Aleksandar Vuciqit- Aleksandar Vulin dhe Ivica Daciq.
“Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA-ja, Serbia mbylli të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE, festivalin e “Mirëdita, Dobar Dan”. Një festival kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan” u rrëmbye nga ZKM i Serbisë Vulin dhe MPB Daçiq, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazhe diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka shkruar Kurti në X.
After refusing once again to sign the EU-facilitated, U.S.-endorsed Basic Agreement, Serbia on Thursday shut down yet another EU-sponsored initiative, “Mirëdita, Dobar Dan”.
A cultural festival with a decade-long history of celebrating diversity and bringing together artists…
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2024
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person