Kryeministri i vendit, Albin Kurti mori pjesë në ngjarjen “Ritmi i Barazisë” në mbështetje të grupeve të margjinalizuara në Kosovë, organizuar nga Elvana Shala, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në prag të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Me këtë rast, Kurti tha se barazia është e domosdoshme që të kemi demokraci të shëndetshme, ku barazia është pikënisje e pikësynim, e garantimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut, pa dallim, përveçse çështje thelbësore në vetvete, është edhe shtytëse për shoqëri më të suksesshme, transmeton Arbresh.info.
”Për mundësi të barabarta, pa dallim, kemi ofruar trajnim në punë dhe mbështetje në punësim për 239 persona me aftësi të kufizuara, 120 prej tyre gra e vajza. Për herë të parë e bëmë të mundur regjistrimin e Ndërmarrjeve Sociale, të cilat punësojnë persona nga kategoritë e cenueshme të shoqërisë”, u shpreh kryeministri.
Tutje, ai theksoi se me arsimin e lartë publik të bërë falas, mbi 173 mijë studentë janë liruar nga pagesat që nga viti 2021. E me qëllim të gjithëpërfshirjes dhe barazisë në edukim janë ndarë edhe 70 bursa për studentët me aftësi të kufizuara.
Kryeministri theksoi se janë angazhuar edhe 339 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta, ndërkaq kemi ndarë buxhetin për komuna për punësim të 500 asistentëve.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri iu shprehu mirënjohje të gjithëve për punën dhe përkushtimin për të drejtat e njeriut, për ndryshimin progresiv e pozitiv të shoqërisë dhe të shtetit tonë, e shtoi se në vitin e ri 2025, le t’i shtojmë përpjekjet për një të ardhme me mundësi më të mëdha për secilin dhe secilën./Arbresh.info
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...