Google ADS

Kurti për marrëveshjen finale: Serbia duhet të ndryshojë pakrahsimisht

12:19 | 29 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dialogun dhe dinamikën e tij për vitin 2022.

Ai duke folur që gjatë këtij viti ka pasur vetë dy takime me presidenti e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se bisedimet kanë dhënë rezultate, ku ka përmendur marrëveshjen për targat.

Sa i përket marrëveshjes finale ai ka thënë se Serbia duhet të ndryshoj pakrahsimisht.

“Është vërtetë që janë zhvillu vetëm dy takime gjatë këtij viti. Nuk ka qenë i padobishmëm dialogu pasi kemi arritur një marrëveshje për targat. Për një marrëveshje obliguese duhet të ketë ndryshim pakrahsimisht nga Serbia. Sa i përket takimeve nuk varet nga unë, por unë kam shprehur gatishmëri për takime”, tha Kurti në konferencën për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme