Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar rreth marrëveshjes së arritur me kompaninë amerikane ‘General Electric’ me Korporatën e Energjisë Elektrike (KEK).
Kurti ka thënë se kjo marrëveshje me vlerë 56.2 milionë euro do të rrisë kapacitetin dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B.
“Ky investim do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 MW dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B, pa rritur emetimin e gazrave ndotës dhe nevojën për remonte të shpeshta”, ka shkruar Kurti.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Kompania amerikane General Electric (GE) që 40 vjet më parë kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të termocentralit Kosova B, katër dekada pas kthehet për t’i modernizuar ato përmes një marrëveshjeje me vlerë 56.2 milionë euro që nënshkruan me Korporatën e Energjisë Elektrike (KEK).
Ky investim do të rrisë kapacitetin e prodhimit për 30 MW dhe jetëgjatësinë e TC Kosova B, pa rritur emetimin e gazrave ndotës dhe nevojën për remonte të shpeshta.
Më shumë prodhim, do të thotë më shumë pavarësi energjetike dhe më pak varësi ndaj importeve, më shumë siguri të furnizimit me rrymë dhe më pak shpenzime të buxhetit të shtetit.
Dje kemi shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në sektorin e energjisë.
Ndryshe, Korporata Energjetike e Kosovës të premten organizoi ceremoninë e marrëveshjes për modernizimin e turbinave të dy njësive të TC Kosova B, duke shfrytëzuar avancimet më të fundit teknologjike. /Arbresh.info/
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...