Kurti për Kukën e Distrian: Një tjetër arritje e jashtëzakonshme e ekipit të xhudos të Kosovës

22:21 | 18 Dhjetor 2021
V. S.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Driton Kukën dhe Distria Krasniqin për vlerësimet botërore që i morën sot.

Në ceremoninë e mbajtur sot nga Federata Ndërkombëtare e xhudos, Driton Kuka u zgjodh trajneri më i mirë i viti 2021 në sportin e xhudos.

“Një tjetër arritje e jashtëzakonshme e ekipit të xhudos të Kosovës. Urime Driton Kukës për fitimin e çmimit të arritjeve të trajnerit 2021, dhe Distria Krasniqit që u shpall xhudistja e vitit. Kënaqem kur shoh ekipin tonë t’i sjellë më shumë lavdi vendit. Të gjithë e festojmë suksesin tuaj”, shkroi Kurti në twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme