Albin Kurti ka komentuar ndeshjen e sotme që u zhvillua mes Zvicrës dhe Kosta Rikës.
Kreu i Vetëvendosjes ka thënë se dënimi që iu shqiptuar nga FIFA, nuk i ka ndalur shqiptarët e Zvicrës dhe shokët e tyre, transmeton Indeksonline.
Kurti ka thënë se kualifikimi i sotëm është shpërblimi më i mirë për Xherdan Shaqirin, Valon Behramin, Granit Xhakën e Blerim Xhemailin.
Ky është komenti i plotë i Kurtit:
Dënimi i shqiptarëve të Zvicrës dhe të shokëve të tyre të skuadrës, nuk i ndali ata. Edhe sonte kontribuan për kualifikimin dhe vazhdimin më tej të ekipit ku luajnë.
Si mërgimtarë ata janë mirëpritur nga Zvicra, e cila është një ndër vendet që shquhen për sistemin integrues të emigrantëve, pa ua shtypur e asimiluar atyre kulturat nga vijnë. Andaj, me vrull e vullnet ata kanë luajtur e kontribuar për Zvicrën në futboll, ashtu si qindra mijëra shqiptarë të tjerë, më pak të famshëm, që kanë kontribuar me punën e tyre në sektorë të ekonomisë, prodhimit, së fundi edhe artit, kulturës e sportit në Zvicër.
Por pasioni i tyre patriotik, ndjenja e tyre shqiptare, u përkthye në lojë të bukur sidomos në atë ndeshje vendimtare, përballë Serbisë. Ndeshje e cila si zakonisht u ngarkua rëndë prej komenteve para e gjatë ndeshjes, jo vetëm nga tifozët, por edhe nga drejtues e politikanë serbë.
Kualifikimi i sotmë është shpërblimi më i mirë për ta, dhe shpresojmë që të kenë sa më shumë përballje të dinjitetshme në këtë Kupë të Botës.
Urime!
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”