Google ADS

Kurti për krizën me energji i lë fajin qeverive të kaluara

12:19 | 26 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka fajësuar qeveritë e kaluara për krizën me energji elektrike.
Ai ka thënë se kriza me energjinë e shkaktuar si pasojë faktorit të jashtëm është edhe nga mungesa e vizionit për të marrë vendime për të ardhmen nga qeveritë e kaluara.

“Kriza energjetike e shkaktuar sa nga faktor të jashtëm jashtë kontrollit tonë po aq edhe nga mungesa e vizionit për të marrë vendime për të ardhmen nga ata që qeverisën për më tepër se dy dekada. Derisa kërkesa për energji nga qytetarët e ekonomitë është rritur për çdo vit, prodhimi nga KEK-u ka mbetur i njëjtë e ndërkohë ka pasur edhe vjedhje e vendime të gabuara që e kanë sjellë sektorin energjetik buzë kolapsit”, ka thënë Kurti, në mbledhjen e XLV të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Kurti poashtu ka thënë se e kupton frustimin e qytetarëve dhe se edhe vet ndihet i tillë.

“E kuptoj frustrimin e secilit qytetar me mungesën e energjisë elektrike, më besoni edhe vet jam i frustruar. Por, le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën e lanë shtetin ata që qeverisën për dy dekada, sepse si njerëz të territ që ishin e që punët i bënin natën jashtë syve të qytetarëve, ata s’kishin si ta linin Kosovën ndryshe pos në terr e skëterrë”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme