Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, se bashku më Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë merr pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës.
Më këtë rast, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk duhet humbur kohë më tepër.
Ai paraqiti shqetësimin se gjurmët po humbin pas 22 vjetëve që kur ka përfunduar lufta.
“Vitin e kaluar me 20 maj u patëm takuar këtu në këtë sall për takimin e parë të këtij grupi. Ekipi nuk pati jetë të gjatë, por misioni ka rezultu me sukses. Analiza është kryer dhe na lejon të fillojmë fazën e dytë ku do të përgatitet koncept dokumenti për krimet e kryera gjatë luftës. Do të jetë e vështir t’i adresojmë të gjitha krimet e kryera. Viktimat kanë humbur besimin në sistem e gjeneratat po vdesin ky është një rrezik që po na kanos dhe duhet të angazhohemi sa më parë të punojmë në këtë drejtim. Kemi përjetuar dëme shkatërruese e edhe sot 22 vite s’kemi një shifër ku na tregon dëmin ekonomik që na është shkaktuar në luftë e situata edhe më e keqe është në aspektin emocional. Instituti duhet ta ketë linjën e vete financuese e duhet të ketë ekspert. Jemi me fat që në mesin ton kemi njohës të fushës”, tha Kurti./arbresh.info/
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...