Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim klubin e futbollit nga Suhareka “KF Ballkani”.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Suhareka është shëndrruar në qytet të sportit, shkruan Arbresh.info.
“Tre vjet rresht, tre herë kampion në Superligën e futbollit në Republikën e Kosovës, ndërkaq sivjet për herë të parë edhe fitues i Kupës së Kosovës. Ky sukses i jashtëzakonshëm shkon për klubin futbollistik KF Ballkani nga qyteti i Suharekës, që pa dyshim është shndërruar në qytet të sportit.”, ka shkruar Kurti.
Ndër të tjera, kryeministri tha se e ardhmja e kampionit aktual të futbollit në Kosovë është pa dyshim edhe me më shumë suksese.
“Me gjithë këto suksese, me pjesëmarrje edhe në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve, me shumë lojtarë që nga ky klub tash janë pjesë e shumë ekipeve të njohura në Evropë e më gjerë, e ardhmja e kampionit aktual të futbollit në Kosovë është pa dyshim edhe me më shumë suksese.”, shtoi ai.
Ndër të tjera, ai falënderoi klubin për topin e futbollit me nënshkrimet e futbollistëve kampion, me të cilin Ballkani e filloi ndjeshjen historike në pjesëmarrjen e parë të ndonjë klubi vendor në Ligën e Konferencës./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit