Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit që është duke vazhduar, ka folur për projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovës duke i përmendur synimet e këtij instituti.
“Krimet e luftës nuk janë vetëm krimet të luftës. Janë edhe krimet kundër njerëzimit. Është edhe gjenocidi. Andaj, nuk mund të flitet për përpjekjet e bëra ndaj themelimit të Institutit dhe Politikave të Drejtësisë Tranzicionale kur nuk ka pasur për bindjen time, për besë as institut të njëmendtë dhe as politika të qëndrueshme për këtë aspekt”, ka thënë Kurti.
“Një gjë e tillë dëshmohet lehtë edhe nga mungesa e rezultatit. Unë nuk them që dikush nuk ka pasur vullnet të mirë, mirëpo institut nuk mund të them se njëmend kemi pasur”.
Kurti thotë që për këtë arsye qeveria e ka ndier si detyrim që ta themelojë këtë institut duke i dhënë nivelin e merituar kësaj kauze.
“Prandaj jemi të detyruar që ta themelojmë tani këtë institut dhe t’i japim nivelin e merituar kauzës për të dëshmuar që politikat mund të bëhen e mund të zbatohen vetëm se duhet përkushtim dhe mund dhe lidhje me zyrën më të lartë ekzekutivit”.
“Këto kanë munguar në të kaluarën dhe ky është një zotim i qeverisë që dëshirojmë ta bëjmë edhe të Kuvendit të Republikës bashkërisht me këtë projektligjin për institutin”. /arbresh.info/
Pacolli shtyen presidencën që të loboj më shumë në shtetet a...
S`ka fitues në derbin e Madridit
Cikloni “John” godet Meksikën, shkon në 24 numri i viktimave
Nuk është Italia dhe as Spanja/ Ju prezantojmë me vendin e t...
Disa Lamborghini dhe vetura të tjera ‘të humbura prej kohësh...
Kuriozitete! Faktet që nuk dimë për muajin shtator