Google ADS

Kurti për incidentin e Osmanit në Shkup: Presim që hetimi dhe raporti të sqarojë në plotni dhe hollësi

20:44 | 5 Gusht 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në takimin e sotëm me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hrijstan Mickoski kanë diskutuar edhe lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kurti ka thënë se presin që hetimi dhe raporti të sqarojë në plotni dhe hollësi incidentin, që një situatë e tillë të mos përsëritet asnjëherë, shkruan Arbresh.info.

“Shqetësimeve tona iu përgjigjën me keqardhje për atë çfarë ka ndodhur. Presim që hetimi dhe raporti të sqarojë në plotni dhe hollësi incidentin, që në të njëjtën kohë të sigurohemi që një situatë e tillë të mos përsëritet asnjëherë. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë të mira, sepse janë të bazuara në vlerat e përbashkëta që ndajmë dhe me synime të qarta për integrim evropian. Shkëmbimet tregtare janë rritur ashtu sikurse edhe eksportet tona në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme