Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëdhënien e tij me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai pati një vizitë në dy komuna të Maqedonisë së Veriut, ku edhe dha një intervistë për televizionin lokal “Koha TV”, shkruan Arbresh.info.
Kurti tha se marrëdhëniet e tij me homologun e tij nga Shqipëria janë të mira, por ka edhe mospajtime.
“Kemi raporte korrekte, raporte të mira. Është çështje e përgjegjësive institucionale që kemi, por edhe politike e kombëtare, por kjo s’do të thotë që nuk kritikohemi ose që nuk kemi mospajtime asnjëherë për asnjë gjë. Besoj që kritikat janë pjesë e demokracisë dhe ato duhet të jenë konstruktive. Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive, që u përgatit muaj më parë, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne, përkundrazi ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. Është mirë që të mos pritet mbledhja e ardhshme që të nënshkruhen ato marrëveshje, që më në fund u bë nga Tirana zyrtare përveçse nga Prishtina”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës ka vizituar dy komunat në Maqedoni të Veriut, atë të Çaririt dhe të Tetovës, ai ishte i shoqëruar nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, dhe ka marrë pjesë në manifestimin mirëseardhës që u organizua për nder të tij, në sheshin “Iliria”./Arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës