Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për bashkëpunimin e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Dy republika, një komb. Dy vjet e gjysmë, 58 marrëveshje bilaterale, me një qëllim: më shumë përfitime për qytetarët, më shumë për ekonominë. Për mbi 200 mijë banorët e brezit tonë të përbashkët kufitar mundësuam lëvizje e lirë duke funksionalizuar 26 vendkalime të veçanta. Kurse për të gjithë, mundësuam kalimin e lirë e pa kontrolle të kufijve gjatë muajve të verës, fundjavave dhe ditëve të pushimeve zyrtare. Aktualisht jemi afër jetësimit të kalimit të lirë e pa kontrolle çdo ditë të vitit”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Krahas lëvizjes nga njëri shtet në tjetrin, Kurti tha se është lehtësuar edhe qëndrim te njëri dhe tjetri shtet, sepse janë thjeshtuar procedurat për pajisjen me leje qëndrimi, me afat 5 vjeçar.
“Hoqëm edhe detyrimin për apostilim të dokumenteve administrative. Me dy zyra doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det. Aty bëhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën. Kjo u ka ndihmuar drejtpërdrejt bizneseve tona që tashmë kanë kursyer nëntë milionë euro, në të njëjtën kohë që edhe ekonomia e Shqipërisë ka përfituar nga rritje me 50% e dërgesave të Kosovës përmes Portit të Durrësit”, tha ai.
Shefi i ekzekutivit kosovar, tha se sivjet shkëmbimet tona tregtare janë më të lartat ndonjëherë, teksa ka edhe tre muaj tjerë deri në përfundim të vitit financiar.
“Investimet e Shqipërisë në Kosovë gjithashtu janë më të lartat ndonjëherë. Në vitin 2019, ato ishin vetëm 15.2 milion euro, kurse në vitin 2022, u pesëfishuan duke arritur vlerë 79.7 milionë euro”, tha ai.
Kurti ka përmendur edhe nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, që është ndër projektet më të mëdha e më të rëndësishme, si në aspektin ekonomik ashtu edhe kombëtar.
“Ajo do ta lidhë Kosovën me korridoret, që kalojnë pranë nesh, por nuk janë të lidhura me ne. Do t’i bashkojë edhe më fort ekonomitë tona dhe do të rrisë lëvizshmërinë dhe lidhshmërinë ndërmjet republikave tona. Ndërkohë që krahas unifikimit të abetares për nxënësit e klasës së parë, njësuam edhe procedurat për aplikim dhe regjistrim të studentëve në universitete, si dhe nisëm punën madhore për Enciklopedinë Shqiptare. Shumë është bërë. Edhe më shumë duhet bërë”, ka shkruar Kurti.
Udhëheqësi de fakto i Sirisë: Do të duhen 4 vjet derisa të m...
Mungesa e energjisë elektrike, Kurti: Është rritur konsumi i...
KGJK parasheh më shumë gjyqtarë për t’i trajtuar krimet e lu...
Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizne...
Kurti: Me letrën e Thaçit ku zotohet se FSK-ja s’do të shkoj...
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...