Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si çështje të Serbisë raportimin se është rrëzuar një dron nga autoritetet serbe afër Rashkës.
Ai për këtë është pyetur pas Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt të enjten në Berlin, derisa ka thënë se për atë duhet të flasë Beogradi, njofton Klan Kosova.
Gazetari: Të kujt janë dronët që ishin në kufi me Serbinë?
Kurti: Paj, pyetni në Serbi, çka di unë, pyetini ata. Nuk e di unë dronët e kujt hyjnë në Serbi.
Gazetari: Me siguri se ka informata të sigurisë për këtë.
Kurti: Kështu, kjo ka ndodhur në territorin e Serbisë, pyetini ata. Mbase nuk po mendoni se unë duhet të përgjigjem për atë që ndodh në territorin e Serbisë.
Gazetari: E pse atëherë Serbia e ngriti gatishmërinë ushtarake në territorin e saj?
Kurti: Paj, a po mendoni ju se në një shtet, ku regjimi që qeveris në të nuk është demokratik, gjithçka është racionale? Ka shumë veprime irracionale atje.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...