Kurti për dokumentin në hyrje-dalje: Një fletë “A4” nuk përbën rrezik të integritetit fizik, nuk shoqërohet me pagesa të ryshfetit

11:58 | 24 Gusht 2022
E.H

Kryeministri i rpublikës së Kosovës, Albin Kurti me fillim të mbledhjes së Qeverisë u deklarua për takimin e 18 gushtit ( e enjte ) me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti foli  për dokumentin që do të lëshohet në hyrje-dalje të pikave kufitare, e që ai thotë se një gjë e tillë nuk e pengon lëvizjen e qytetarëve.

“Për lëshimin e dokumentit hyrje-dalje nuk kërkohen dokumente shtesë nga pala, andaj nuk mund të prodhojë pengesa në lëvizje. Lëshohet për 20 sekonda ai dokument, dhe nuk shoqërohet me pagesa të ryshfetit , siç është rasti me qytetarët e Kosovës që udhëtojnë përmes pikave kufitare”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha se ai dokument është një fletë “A4” dhe nuk rrezikon integritetin fizik e nuk është kurrfarë cënimi apo dëbimi.

“Një fletë “A4”, nuk mund të bëjë rrezikim të integritetit fizik, kurrfarë cënimi apo dëbimi siç trumpetohet prej mediave të kontrolluara. Nuk ju marrim gjë qytetarëve, biles ju japim atyre një fletë “A4″, bëhet fjalë për pajisje legjitime, në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore”, u shpreh Kurti.

Kujtojmë se pas kërkesës së SHBA-së, Qeveria e Kosovës e shtyu për një muaj vendimin për reciprocitet me Serbinë, i cili pritet të vihet në zbatim nga 1 shtatori.

“Mendoj se shtyrja e zbatimit do të ishte e nevojshme, pasi duket se ka pasur dezinformata dhe keqkuptime për vendimin. Shpresojmë të punojmë me partnerët tanë në Bashkimin Evropian që të ulen tensionet. Ne nuk po kërkojmë anulimin e vendimit të jem i qartë, por shtyrjen”, kishte thënë ambasadori Jeff Hovenier./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme