Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka për Ditën e Veteranëve na vizituar Prekazin ku ka bërë nderime te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se fiksimi i kësaj dite të shënuar në këtë datë, rrjedhë nga 30 dhjetori i vitit 1991, kur familja e Shaban Jasharit u rrethua për herë të parë nga policia serbe, transmeton Arbresh.info.
“Rezistenca e asaj dite në Prekaz, shënoi fillimin e një periudhe gjashtë vjeçare të përshkuar me aksione guerile dhe me rezistencë të armatosur, deri kur luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dolën për herë të parë publikisht në Llaushë të Skenderajt”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri pas Prekazitu ka vizituar edhe Llaushën ku së fundmi është lartuar memoriali që shënon daljen e parë publike të UÇK-së.
“Prandaj sot, nga Prekazi shkova për vizitë në Llaushë, ku së fundmi, është lartuar memoriali që shënon daljen e parë publike të UÇK-së, ngjarë kjo në varrimin e mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë, më 28 nëntor 1997. Atë ditë, në varrimin e Halit Gecit, dolën publikisht Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj, teksa mes atyre që e kishin organizuar këtë dalje e ishin në turmën e njerëzve, ishte edhe vetë Adem Jashari. Atë ditë u fol për herë të parë publikisht në emër të UÇK-së, kurse nga ajo ditë të gjithë ne flasim me krenari dhe nderime për UÇK-në dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Flasim dhe e kujtojmë luftën e të drejtë të UÇK-së veçanërisht më 30 dhjetor, në Ditën e Veteranëve”, tha Kurti.
“Lavdi dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës dhe nderime e mirënjohje të përhershme veteranëve të UÇK-së, për luftën dhe angazhimin e tyre për lirinë e Kosovës”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...