Në konferencën e thirrur sot për media nga Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Latifi, kryeministri i pyetur nga gazetarët ka folur edhe rreth rastit në Gjilan, ku është dhunuar një 19 vjeçare.
“Rasti i Gjilanit është edhe një dëshmi se sa e nevojshme është reforma në sistemin tonë të drejtësisë. Gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë viktima të normave… Gjuha e një aktvendimi të tillë është e papranueshme dhe unë jam i tronditur nga kjo gjuhë që është përdor. Unë nuk jam i njohur me rastin, por me atë që shohim, është e papranueshme…”, tha Kurti, raporton arbresh.info
Kujtojmë që Gjykata Themelore në Gjilan i ka liruar nga akuza pesë të dyshuar për dhunimin e një 19-vjeçareje, me arsyetimin se “viktima ka pranuar të udhëtoj me taksi me të akuzuarin, përkundër se e ka ditur se ai është i gjinisë mashkullore.”.
Po ashtu në arsyetimin e kësaj gjykate, viktima cilësohet si “person me shprehi vërtetë jo të mira sidomos në aspektin moral”.
Gjykata konstatoi se “të jesh në një hapësirë banimi me persona të ri, vetvetiu nënkupton se viktima ka qenë e pajtimit që me ta edhe të lëshohet në aventura seksuale”./arbresh.info/
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media