Dikur aktivistë të Vetëvendosjes, të cilët sot kanë arritur në funksione të larta shtetërore, së bashku me familjarë e qytetarë të të tjerë, kanë përkujtuar Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, në 15-vjetorin e vrasjes së tyre nga policia rumune e UNMIK-ut, raporton Ekonomia Online.
Në ceremoninë përkujtimore te pllaka e vendosur në qendër të Prishtinës ishin të pranishëm lideri i Vetëvendosjes, tani kryeministër i Kosovës, Albin Kurti’ kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministra të kabinetit qeveritar e deputetë të Vetëvendosjes.
Kryeministri Albin Kurti, kujtoi fjalët të cilët sipas tij ia tha ish-veprimtari i ndjerë, Adem Demaçi.
Para të pranishmëve, Kurti tha se në 10 shkurt të atij viti për të disatën herë e shpallën hapur “testamentin e Vetëvendosjes”.
“Në këtë shesh, baca Adem (Demaçi) në atë 10 shkurt të vitit 2007 deklaroi: ‘Kjo është rruga jonë, rruga e Kosovës’. Po kjo është rruga jonë, rruga e gjithë atyre që jetuan e ndërtuan dhe mbrojtën Kosovën me gjakun, djersen dhe rininë e tyre. Rruga jonë është e drejtë, Prishtina e ka këtë shesh e këtë rrugë, vendin e protestave e të gjitha kohërave të saj. Është sheshi i saj historik. Edhe atë 10 shkurt për të disatën herë ne e shpallëm hapur testamentin që gjithkush ia shpallë vetvetes “testamentin e Vetëvendosjes”. Ne thamë se drejtësia nuk vjen nga jashtë, se kur drejtësia vjen nga jashtë, ajo thjesht është polici. Kërkuam Vetëvendosje për popullin dhe kundërshtuam decentralizimin etnik”, ka thënë Kurti.
“Drejtësia nuk importohet, por është virtyt i yni. Policia arbitrare e UNMIK-ut na u përgjigj. Ajo donte të na mësonte një shtetim pa demokraci. Ne ishim qytetarë të dorës dytë dhe për qytetarët e dorës së dytë nuk ka kuvend, por polici. Nuk ka gjykim, por hetim. Mijëra ishim bashkë në shesh atë ditë. Baca Adem me 28 vitet e burgut në shpinë deklaronte drejtësi para pothuajse 28 vjeçarit Mon Balaj, ndërsa Arben Xheladinit po i mbusheshin po aq vite prej pjekjes së parë në protesta, prej atëherë kur ai shpinte bukën në barrikadat e studentëve të vitit 1981. Kështu është thurur gjithmonë historia jonë. Vitet e burgut të dikujt përcaktojnë moshën e pjekurimit dhe përjetësimit të dikujt tjetër. Prandaj, të gjithë ne pa dallim, ne dhe ngjarja jonë e 10 shkurtit bashkë, bashkë me ne jemi të përfaqësuar nga këta dy emra – Arben Xheladini dhe Mon Balaj”, vazhdoj Kurti.
Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 15 vjet më parë.
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...