Google ADS

Kurti për deklaratat e Vuçiqit për armatosjen e FSK-së: Mos u merrni me gënjeshtrat e Beogradit

10:44 | 18 Prill 2022
S D

Kryeministri i vendit Albin Kurti para medieve tha se deklaratat që vijnë nga Beogradi të mos merren si fakte.

Pasi bëri homazhe te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pahaziti, kryeministri Kurti tha para mediave se është shtuar shumë buxheti për mbrojtjen e Kosovës, është rritur për 52 për qind.

“Deklaratat që vijnë nga Beogradi nuk duhet t’i merrni si fakte…Natyrisht që ne e kemi shtuar shumë buxhetin për mbrojtjen e Kosovës, është rritur për 52 për qind buxheti në vitin 2022, krahasur me vitin 2021. Mirëpo për të gjitha hapat e mëtutjeshëm që ne ndërmarrim duhet t’i merrni informacionet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, nga ministri Mehaj, nga komandati Jashari e kurrsesi nga Beogradi. Nuk ka nevojë që ata t’iu gënjejnë më shumë”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme