Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, e ka quajtur si situatë të montuar bisedën telefonike ndërmje tshefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, me kryekriminelin serb, Milan Radojiqic.
Kreu i ekzekutivit deklaroi se zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, e “ka dhënë përgjigjen e saktë”, teksa vazhdon të insistojë se incizimi është pjesë e montuar.
“Unë vete nuk i kam dëgjuar, por qytetarëet e dinë se kush ka bashkëpunuar me Radojiçiqin edhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiq ka ikur tash dhe e dikur ishte në Kryeministri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi”, shprehet Kurti.
I pyetur se a do të ndërmirren masa ndaj Kusari-Lilës, ai u shpreh se për këto gjërash ka komisione.
Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di si është marr e ku është marr, si u pre e nga kush u organizua. Por edhe një herë unë jam kryetar i VV-së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV-së. Edhe po të ishte anëtare e VV-së për këso gjerash ka komisione, nuk e ka VV-ja kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar ndokush”, tha Kurti./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...