Kurti për avancimin e Kosovës në AP të NATO’s: Hap i rëndësishëm në integrimin evroatlantik, përkundër fushatës së Serbisë

14:37 | 27 Maj 2024
A Z

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë tha se ky hap i rëndësishëm për Kosovën u bë pikërisht në Sofje, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vetë ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë.

Postimi i plotë i Kurtit:

Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme