Google ADS

Kurti për Astrit Deahrin: Viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur

17:17 | 25 Shkurt 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 50-tën me radhë, të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje,  e ka krahasuar aktivistin Astrit Deharin me aktivistin e çështjes kombëtare të Kosovës Adem Demaçin për nga rëndësia që kanë për LVV-në.

Kurti, ka vlerësuar se Astrit Dehari është viktimë e burgjeve të Kosovës së pavarur.

“E kam fjalën për Tribunin e çështjes shqiptare, viganin e rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave e serbe, Adem Demaçin, dhe për shokun e aktivistin tonë të dashur, Astrit Deharin, viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur”, ka thënë Kurti

Më tej ai ka theksuar se Demaçi dhe Dehari janë busulla e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk e humbim rrugën, për sa kohë që rruga jonë ndriçohet nga pishtarë si ata. Lavdi dhe nderim, për udhërrëfyesin kombëtar, Adem Demaçin. Kujtim dhe drejtësi, me çdo kusht e deri në fund, për shokun tonë, Astrit Deharin”, ka përfunduar Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme