Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, tha se nuk ka shansa për Republikë Serbe në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se marrëvshja e para 10 viteve nuk e ka kaluar Gjykatën Kushtetuese.
“Marrëveshjen të cilën e kanë bërë paraardhësit e mi, 10 vite më parë dhe prapë 8 vite më parë, nuk e ka kaluar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës sepse thjesht shkelte shpirtin dhe letrën e Kushtetushmërisë.
“Gjuha serbe në Kosovë është zyrtare në gjithë territorin tonë, 10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe falë diskriminimit pozitiv që buron nga pakoja e Ahtisaarit dhe kemi 10 ulëse nga 120 ulëse të Parlamentit të Republikës sonë, por serbët janë duke i bojkotuar sepse Beogradi është duke i urdhëruar. Ne kemi qenë shumë gjenerozë ndaj minoritetit serb në Kosovë, unë jam kryeministri i tyre po ahstu, unë dua t’i mbroj të drejtat e tyre, ne kemi qenë për shuëm kohë të diskriminuar dhe të shfrytëzuar saqë ne nuk mendojmë të bëjmë asgjë ngjashëm me ta. Po, shqiptarët janë 93% e popullatës në Kosovë, por ne kemi 4% serb dhe 3% minoritete të tjera. Ata duhet të jetojnë në Kosovë, por jo Republika Srpska ashtu si në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk ka shance në Kosovë dhe kjo specifiksht është qëllimi i Beogradit Zyrtar. “, tha Kryeministri.
Ndër të tjera, Kurti tha se presidenti serb nuk dëshiron ta njoh Kosovën dhe të fitojë një “shtet mbi shtet”.
“Kam qenë unë ai i cili kam ofruar që të shkruaj një draft-statut për vetëmenaxhimin e komunitetit serb në kombinim me marrëveshjet e kaluara duke ofruar që duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimet SHBA-së se ky Asociacion nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, nuk duhet të jetë një pushtet i tretë dhe qëndrimet e publikuara të dy zyrtarëve të lartë Derek Chollet dhe Esobar në janar të këtij viti, por presidenti i Serbisë tha se nuk ka interes për këtë. Ai bazikisht dëshiron të mos e njohë kurrë Kosovës por të fitojë një “shtet mbi shtet” për ta bërë shtetin tonë disfunksional. Këtë unë nuk mund ta pranoj. Unë kam thënë në takime se unë nuk mund të ofroj kafe pa filxhan. Nëse ata insistojnë një kafe pa filxhan, gjithçka që mund të bëj është të tregoj filxhanin bosh. Por, gjithçka që është në përputhje me Kushtetutën dhe me vlerat dhe modelet e BE-së jam i gatshëm për të ofruar. Asociacioni duhet të ketë një kornizë ligjore demokratike dhe kjo është Republika demokratike e Kosovës”, u shpreh Kurti ndër të tjera./Arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...