Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare më 11 qershor, do të ndalen pengesat që pushteti qëndror ia ka shkaktuar qeverisë së Vetëvendosjes në Prishtinë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka njoftuar për takimet me qytetarë të Prishtinës, raporton Insajderi.
“Prishtina ishte e para që vendosi për ndryshimin, duke zgjedhur VETËVENDOSJE!-n. Pasditen e sotme bashkë me kandidatët nga Prishtina, e kaluam në bashkëbisedim me banorët e kryeqytetit. Pengesat që ia ka shkaktuar pushteti qendror Prishtinës së Shpendit, pas 11 qershorit nuk do të jenë më”, ka thënë Kurti.raporton insajder
Ish-kryetari i Vetëvendosjes është shprehur i bindur në fitoren e partisë që përfaqëson, më 11 qershor./Arbresh.info/
Bajrami: Në katër vitet e fundit infacioni ka qënë 21.5%
Meloni në vizitë të papritur në rezidencën e Trumpit
Flick thyen heshtjen dhe flet pasi La Liga ka bllokuar regji...
Degradon Xuxi, ofendon me fjalë të rënda Gjestin, ja çka i t...
Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për pesë ditët e ar...
Në kërkim të titullit, Inter Miami i Lionel Messit shumë pra...