Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se pasaporta e Kosovës është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se viti 2024 është viti i pasaportës sonë, përcjell Arbresh.info.
“Ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave, është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit, dhe me të sot mund të udhëtojmë në 38 vende të botës më shumë sesa në vitin e kaluar”, ka shkruar Kurti.
“Qytetarët tanë tashmë lëvizin lirshëm dhe të pa diskriminuar, pa pasur nevojë të presin para dyerve të ambasadave për të marrë vizë për udhëtime afatshkurtra në shumë shtete. Me liberalizim të vizave, me njohje të pasaportës sonë edhe nga shtete mosnjohëse, po e afrojmë Kosovën, me Evropën dhe përtej”, shtoi Kurti./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...