Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka tëhnë se është duke u bërë transformimi i Onkologjisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se është vendosur akseleratori modern në vlerë prej 1 milion e 444 mijë euro duke tënë që po fillohet edhe renovimi i tërësishëm në vlerë prej 550 mijë euro, ku pritet të tranformohet këtë repart, shkruan Arbresh.info.
“I kemi angazhuar dy ndërrime që punimet të përfundojnë sa më shpejtë.”, shkroi Kurti.
Ndërkaq, bën të ditur se pas renovimit do të dyfishohet edhe kapaciteti i hapësirave për dhënien e kemio-terapisë.
“Pas renovimit do të dyfishohet edhe kapaciteti i hapësirave për dhënien e kemio-terapisë duke shtuar 50% më shumë shtretër.”, ka thënë shefi i qeverisë.
“Për këtë periudhë:
– 2 milionë euro investime,
– Paisje të reja e moderne,
– Më shumë hapësira e shtretër për pacientë,
– Ulje e pritjeve të gjata për shërbim,
– Hapësira moderne dhe komode për pritje të familjarëve,
– Digjitalizim, rregull dhe lehtësim në shërbim.”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...