Kryeminitri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime Republikës Çeke pas sulmit të armatosur në një universitet ku mbetën të vdekur 15 persona.
Me anë të një postimi në “X”, Kurti ka Kosova solidarizohet në këto kohë të vështira, shkruan Arbresh.info.
“Ngushëllime të përzemërta Republikës Çeke nga Republika e Kosovës. Pas të shtënave tragjike në Pragë, mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë komunitetin çek. Kosova solidarizohet në këto kohë të vështira.”, ka shkruar Kurti.
Heartfelt condolences to the Czech Republic from the Republic of Kosova. In the wake of the tragic shooting in Prague, our thoughts are with the victims, their families, and the entire Czech community. Kosova stands in solidarity during these difficult times.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 21, 2023
Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës.
Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.
Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Mbi 15 persona të vrarë si pasojë e sulmit në një universitet në Pragë
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...