Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar së fundit përmes një reagimi në facebook, mbi takimin që zhilloi sot mepër Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se me të kanë diskutuar edhe për Marrëveshjen Bazike dhe aneksin e zbatimit të cilave po i shmanget Serbia duke mos i nënshkruar dhe shkelur ato vazhdimisht, shkruan Arbresh.info.
”Vizita e tij e parë në Kosovë në detyrën e re, u bë në takimin tonë të dytë brenda më pak se një muaji. Me Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien diskutuam për më shumë se dy orë për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat mund të thellohen edhe më shumë raportet e ngushta ndërmjet dy vendeve tona, pastaj për bashkëpunimin rajonal dhe për Marrëveshjen Bazike dhe aneksin e zbatimit të cilave po i shmanget Serbia duke mos i nënshkruar dhe shkelur ato vazhdimisht.”, ka shkruar ai.
“Shteteve të Bashkuara të Amerikës i jemi gjithmonë mirënjohës për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit tonë, dhe për bashkëpunimin e afërt që kemi në sektorë kyç për zhvillimin e vendit, si ai i energjisë, ekonomisë, financave, sigurisë e mbrojtjes”, shtoi Kurti./Arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...