Google ADS

Kurti pas takimit me Lajçakun: Kemi nevojë për njohje reciproke, de-jure dhe de-facto

22:54 | 28 Gusht 2023
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shkruar pas takimit me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Me anë të një postimi në Twitter, Kurti tha se  kanë nevojë për për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe njohje reciproke, de-jure dhe de-facto me Serbinë.

“Diskutuan mundësinë për takimin e radhës të nivelit të lartë në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Themelore. Me procesin e ri-fokusuar të zgjerimit të BE-së, ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe njohje reciproke, de-jure dhe de-facto”, ka shkruar Kurti.

Në këtë takim është diskutuar edhe për një takim të nivelit të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë në shtator ku në fokus do të jetë normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së 3 qershorit.

Lexo edhe:

Lajçak takohet me Kurtin në Bled të Sllovenisë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme