Pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë detaje rreth temave që kanë diskutuar.
Ai para mediave ka deklaruar se kanë folur edhe për zgjedhjet e të cilat sipas tij, janë çështje të muajve.
Po ashtu, kryeministri bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për çështjet aktuale politike në vend, përfshirë këtu edhe 13 marrëveshjet ndërkombëtare.
“Diskutuam edhe për situatën në përgjithësi dhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare, dhe sa i përket mundësisë për zgjedhje të reja në të ardhmen e afërt kur dihet që unë tashmë kam hyrë në vitin e fundit të mandatit tim qeverisës”, tha Kurti.
“Ata e kanë përcaktuar kandidatin e tyre për kryeministrin në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhjet e radhës janë çështje të muajve dhe jam i interesuar ta diskutojë me PDK-në, LDK-në e AAK-në se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës. E dimë që në përgjithësi është pranvera ose vjeshta”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Përfundon takimi me Kurtin, Krasniqi insiston në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Foto nga takimi i kryeministrit Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...