Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas takimit me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Me anë të një postimi në “X”, Kurti bën të ditur se në takim e ka informuar emisarin amerikan lidhur me hapat që Qeveria ka ndërmarrë për tranzicionin Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin, shkruan Arbresh.info.
Shefi i Qeverisë ka thënë se në këtë takim ka theksuar se Serbia duhet të mbahet përgjgejsë për sulmin në Banjskë.
“Është kënaqësi për t’u takuar me të dërguarin e Ëashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. E falënderoj për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe theksoj nevojën për t’i kërkuar llogari Serbisë për sulmin në Banjskë. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin Bankës Qendrore të Kosovës, dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në vazhdim”, ka shkruar Kurti.
Great to meet w/ @StateDept DAS Escobar. Thanked him for 🇺🇲’s support and stressed the need to hold Serbia accountable for the Banjska attack. Also informed him of steps our govt has taken to support the transition of @centralbank_ks reg & our readiness to address ongoing issues. pic.twitter.com/hjUsIgJZQF
— Albin Kurti (@albinkurti) March 14, 2024
Ndryshe, emisari amerikan, Gabriel Escobar pas takimit ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti i ka premtuar se do të shqyrtojë disa prej propozimeve të tij që kanë të bëjnë me çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb.
Ai tha se askush nuk mund të preket kur dëgjon se si pjesa më e cenueshme e shoqërisë nga komuniteti serb nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave në Kosovë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Escobar: Bisedime të mira me Kurtin, më premtoi se do të shqyrtojë propozimet e mia për dinarin
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit