Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës që i ka bërë Komunës së Gjilanit, ka folur edhe për çështjen e dialogut.
Shefi i ekzekutivit kosovar tha se Kosova është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Kurse për ndonjë takim të ri në mes të dy shteteve, Kurti tha se nuk është në dijeni.
“Nuk jam në dijeni për ndonjë takim të planifikuar, si kryeministër, Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë qenë gjithmonë të përkushtuara, konstruktive dhe kreative, por nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, prioriteti i Kosovës është siguria, e siguria është siguria e kufijve”, tha ai.
“Ne duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por nuk mund të kemi normalizim pa siguri, e siguria nënkupton që kriminelët nuk duhet të jenë të lirë siç po ngjanë në Serbi”, tha Kurti./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...