Mbi 24 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike si dhe 5 milionë euro për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike nga konsumatorët.
Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar vendimeve të marra gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, raporton arbresh.info.
“Nga mbledhja e 118-të me radhë, e para për këtë vit: Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ndamë mjete për librin e Ambasadorit Ëilliam Ëalker, rreth masakrës së 15 janarit 1999 dhe peshës historike të saj. Për përballje me krizën energjetike, miratuam masa emergjente në furnizimin me energji, si dhe ndamë:24,6 milionë euro për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike; 5 milionë euro për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike nga konsumatorët”, shkruan Kurti.
Po ashtu, i pari i ekzekutivit bëri të ditur se me Projektligjin për investime të qëndrueshme po vendoset një kornizë të re ligjore për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve.
“Me qellim të rritjes së investimeve, miratuam Projektligjin për Parqet Industriale dhe Teknologjike. Mbështetëm mbajtjen e Forumit të Investimeve, për promovimin e vendit tonë dhe investimeve nga Zvicra në Kosovë. Miratuam Strategjinë e Transportit Multimodal për vitet 2023-2030, për ngritje të sigurisë së transportit dhe digjitalizimin e tij”, shkruan Kurti tutje.
Gjatë kësaj mbledhje janë mjete edhe për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan në realizimin e projektit “Muri i Nderit” në Prishtinë, janë emëruar drejtorët e Bordit të Hidrodrinit në Pejë.
“Ndamë 100 mijë euro për Kosovo American Education Fund (KAEF), për të vazhduar kontributin për të ardhmen e Kosovës, për studentët tanë. Për t’i treguar botës historinë unike të sakrificës shqiptare në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, ndamë 250 mijë euro për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan në realizimin e projektit “Muri i Nderit” në Prishtinë. Si dhe emëruam drejtorët e Bordit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidrodrini Sh. A. Pejë”, shprehet kreu i Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...