Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se në mbledhjen e qeverisë u aprovua vendimi për ndarjen e 19 milionë eurove për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët.
Sipas tij, këto mjete janë nda me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, si dhe 6 milionë euro, për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë, shkruan arbresh.info.
“Mes disa vendimeve të aprovuara në mbledhjen e 97-të të Qeverisë:Ndamë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, si dhe 6 milionë euro, për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë. Ndaluam eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse. Miratuam dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për muajin shtator 2022”, shkruan Kurti në Facebook./arbresh.info/
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës