Google ADS

Kurti: Pas KiE-së dhe BE-së, do të aplikojmë edhe për anëtarësim në NATO

15:16 | 15 Dhjetor 2022
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dorëzuar sot aplikacionin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kurti përmes një transmetimi live në rtk ka thënë se pret që anëtarësimi i Kosovës në BE të finalizohet brenda një periudhe nëntë vjeçare.

Pas dorëzimit të aplikimit, ai ka treguar se Kosova synon që të aplikojë për anëtarësim edhe në NATO.

Sipas tij, për Aleancën Veri-Atlantike si masë lehtësuese është që aty ndodhen katër vende që nuk e njohin Kosovën, ndërsa në Bashkimin Evropian janë pesë shtete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme