Kurti pas humbjes së Kosovës: Mundemi më shumë se kaq, sepse jemi më të mirë se sonte

23:47 | 21 Nëntor 2023
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas disavantazhit që përjetoi sot Kosova ndaj Bjellorusisë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se mundemi edhe më shumë se kaq, sepse, siç thotë ai, jemi më të mirë se sonte, shkruan Arbresh.info.

“Andaj jemi me shpresë e besim për të ardhmen.”, tha ai.

Ndër të tjera, ai premtoi mbështetje pa kushte ndaj Kombëtarës.

“Kurse mbështetjen do ta keni gjithmonë, pa kushte.”

Në fotografitë e shpërndara në llogarinë e kryeministrit, shihet se prezent në këtë ndeshje ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ndryshe, Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur me rezultat 0-1 nga Bjellorusia në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët nuk kanë arritur t’i mbyllin kualifikueset me rezultat pozitiv pasi janë mposhtur nga bjellorusët në takimin e zhvilluar në stadiumin Fadil Vokrri.Goli në këtë ndeshje u shënuan nga Dmitriy Antilevskiy në minutën e 43-të të ndeshjes./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kosova mposhtet nga Bjellorusia

 

Të ngjashme