Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Qipros me rezultat 3:0.
Kurti ka falënderuar lojtarët për mbrëmjen e mrekullueshme.
Ai ka thënë se Kosova sonte luajti me plot vetëbesim si dhe mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë
“Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë. Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme e gëzuar fitoren!”, ka shkruar Kurti në Facebook./Arbresh.info/