I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka treguar se me kë prej partive të koalicionit kryesor do të mund të bënte koalicion. Ai ka thënë se nëse nuk do të arrijë të formojë qeverinë as Vetëvendosje, atëherë në tetor do të ketë zgjedhje të reja.
“Pas dështimit të z. Haradinaj duhet ta kemi të drejtën të formojmë ne qeverinë. Unë besoj se do ta arrijmë këtë gjë. Haradinaj do të ketë 15 ditë kohë, e pas atyre ne do të kemi 10 ditë. Është një vendim i çuditshëm nga Gjykata Kushtetuese që i jep prioritet të parit në garë. Është një vendim i tillë dhe për herën e dytë është në diskreticionin e Presidentit se kujt do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë”, ka thënë Kurti në Ora News.
“Nëse as ne, larg qoftë, nuk arrimë atëherë më 22 tetor do të kemi edhe zgjedhje vendore edhe zgjedhje të reja parlamentare”, është shprehur ai.
Ai ka treguar se Vetëvendosje është e hapur për bashkëpunim sidomos me Nismën për Kosovën.
“Ne kemi theksuar që Nisma është e deklaruar dhe orientuar si parti e qendrës së majtë dhe do të mund të gjenim gjuhë të përbashkët për sa i përket programit qeverisë. Partitë janë heterogjene për nga deputetët. Ata kanë dallime të mëdha ideologjike. Nuk është çështja si tek Vetëvendosje që e ka thellësinë e konceptin”, është shprehur Kurti.
Ai ka ritheksuar se Vetëvendosje s’mund të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Problemin kryesor e kemi me udhëheqësin e PDK-së, e cila nga njëra anë është faktori i kapjes së shtetit në Kosovë dhe nga ana tjetër z. Veseli që erdhi në krye të PDK-së e bëri i udhëhequr me parullën; familja, prona, shteti. PDK ishte social-demokrate dhe më vonë u zhvendos në krahun e djathtë. Ky slogan është problematik. Kur thuhet familja, prona, shteti janë tri gjëra që shtypen, shtypet qytetari, shtypet kombi, shtypet Republika”, ka thënë Kurti.
I pyetur nëse Vetëvendosje ka biseduar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Kurti është përgjigjur: “Pas kthimit të z. Mustafa, ne do të diskutojmë për dy rrafshe, i pari në planin nacional dhe i dyti në planin e qeverisjes”.
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle
Tjetër hap fals për Chelsean, mposhtet nga Ipswichi
Policët e Shqipërisë shpërblehen me nga 10 mijë lekë për fun...
Parashihet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike n...