Google ADS

Kurti paralajmëron shkarkime dhe përgjegjësi për keqshpenzime të qeverisë Hoti

15:51 | 12 Mars 2021
V. S.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se çdo emërim në borde që është bërë nga qeveria në detyrë do të anulohet në javën e parë të qeverisjes së re.

“Çdo intervistim, nominim, rekrutim apo emërim duhet të ndërpritet menjëherë dhe të mos vazhdojë deri në votimin e qeverisë së re. Secili emërim i nënshkruar pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të anulohet që në javën e parë të qeverisjes, dhe kjo vetëm mund të dëmtojë personat e përfshirë.Secili vendim që ka nënkuptuar shpenzim të pakontrolluar të parasë publike pas rrëzimit të qeverisë anti-kushtetuese do të auditohet dhe për çdo keqpërdorim do fillohen procedurat normale të kërkimit të përgjegjësisë”, ka shkruar ai ne facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme