Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën që forcat serbe kryen ndaj familjes Berisha në Suharekë 24 vjet më parë duke i vrarë 50 anëtarë të familjes Berisha.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha të vërtetat kriminale të Serbisë nuk mund të zhduken as të harrohen.
“Para 24 vitesh, forcat serbe vranë dhe masakruan 50 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë. Mes tyre edhe 11 fëmijë. Pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat. Zhdukën kufomat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës. Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon”, ka shkruar Kurti.
Tutje ai shtoi se i përkulet me nderime të përjetshme atyre që u flijuan si dhe forcës së të mbijetuarve,
“U përkulemi për forcën e pashembullt të mbijetuarve të vetëm të kësaj masakre, zonjës Shyhrete, zonjës Vjollca dhe Gramozit. Përkulemi me nderim të përjetshëm para të gjithë atyre që u flijuan. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, tha në fund Kurti./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...