Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media shfaqën operacionalizmin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive dhe masës 2.4-Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Kurti në këtë konferencë tha se ekonomia është rritur në këtë vite për 10%, raporton arbresh.info
“Ekonomia e vendit tonë asnjëherë nuk ka përjetuar rritje si në këtë vit rreth 10%. Aktiviteti është rritur mbi 30%, eksporti mbi 60%.
Sa i përket rritjes së çmimeve të shumë produkteve në vend, Kurti tha se është pasojë ekonomike e pandemisë.
Është theksuar nevoja për shtim të prodhimit vendor që ekonomia e vendit të jetë e mbrojtur nga inflacioni që vjen nga jashtë. Prodhuesit tanë kanë treguar se vullneti dhe puna e palodhshme nuk ka munguar asnjëherë po që ka munguar dora e shtetit. Më ka ndodhur të dëgjoj që janë detyruar të angazhojnë teknolog e ekspert nga jashtë që të mund të kenë cilësi. Pabarazia me konkurrencën nga jashtë është një problem tjetër, si Qeveri jemi të koncentruar që tu ndihmojmë prodhuesve tonë që tu gjejmë tregje jashtë vendit por që duhet të përqendrohemi brenda vendit që të rrisim kapacitetet për ti përballuar”, tha tutje Kurti. / arbresh.info/
Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:
Të dashur qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të prodhuesve, afaristë vendës,
Të nderuar gazetarë,
Ekonomia e vendit tonë asnjëherë nuk ka përjetuar një rritje sikurse në këtë vit, rreth 10 për qind, dhe këtë duhet ta ndjekim me një rritje të prodhimtarisë dhe eksportit.
Aktiviteti ekonomik është shtuar për afër 30 për qind, eksportet janë rritur mbi 60 për qind e po ashtu janë arritur edhe të hyrat buxhetore për 34 për qind.
Rritja dhe zhvillimi i prodhimtarisë, është motori kryesor i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të një vendi.
Investimi në prodhimtari nënkupton ngritje të kapaciteteve prodhuese dhe shtim të vendeve të reja të punës e që përkthehet në rritje të aktivitetit ekonomik në vend dhe si rezultat edhe rritje të mirëqenies qytetare.
Pasojat ekonomike të pandemisë të cilat po përcillen edhe me luhatje të çmimeve vë në pah dy faktorë: e para, si pasojë e shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve, shumë vende të Evropës po shohin vende që i kanë më afër si eksportues potencialë. Dhe e dyta, theksohet nevoja për shtim të prodhimit vendor ashtu që ekonomia e vendit të jetë e izoluar nga inflacioni i cili importohet së bashku me produktet që vijnë nga tregjet e ndara.
Pra, pandemia na dëshmoi se prodhimi vendor ka rol kyç në ekonomi si për nga aspekti i sigurisë ekonomike ashtu edhe për nga aspekti i krijimeve të vendeve të qëndrueshme të punës.
Pavarësisht nga kjo prodhuesit tanë kanë treguar se vullneti dhe puna e palodhshme nuk ka munguar asnjëherë, por është dora e shtetit, ajo e cila nuk ka qenë e pranishme.
Nga komunikimet me bizneset prodhuese, çdoherë na është theksuar, se njëra nga problemet kryesore, është qasja në financa dhe kostoja e financimit, e po ashtu që janë të nevojshme kapacitetet njerëzore në procesin e prodhimit.
Jo rrallë herë, më ka ndodhur të dëgjoj nga prodhuesit tanë se janë detyruar të angazhojnë ekspertë, teknologë, kimistë, edhe nga vendet tjera, në mënyrë që ta sigurojnë cilësinë e produktit të tyre.
Pra, ekonomia me prodhimtari cilësore, do edhe profesionistë e ekspertë të lartë.
Gjithashtu, problem tjetër i cili është vënë në pah gjatë këtyre takimeve të shumta, është pabarazia me konkurrencën që vije nga jashtë, për shkak të produkteve të kompanive me buxhete milionëshe të marketingut.
Sfide tjetër është edhe gjetja e tregjeve të reja për eksport dhe plasimi i produktit në këto tregje.
Si Qeveri e Republikës së Kosovës, jemi të përkushtuar, që ta vëmë në lëvizje tërë kapacitetin diplomatik, për t’iu ndihmuar prodhuesve tanë, për të gjetur tregje të reja jashtë vendit, por deri sa të arrijmë aty, duhet të kemi edhe kapacitetet e nevojshme prodhuese brenda vendit, ashtu që të ripozicionohemi në zinxhirin global të furnizimit, i cili po përshtatet pas pandemisë.
Në linjë me Programin e Qeverisë dhe për të arritur këto synime, kemi përgatitur një sërë masash në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për të cilën do t’ia jap fjalën ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, zotëri Hekuran Murati, që t’i prezantojë, e më pastaj do ta hapim diskutimin edhe me juve të nderuar pjesëmarrës.
Ju faleminderit.
Vendimi Nr.66/2021 mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës 2.1 – Subvencionimi i kredive invstive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike
https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/64326E76-4375-4241-8FA3-D6C1EB226CE6.pdf
Vendimi Nr.67/2021 mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e pjesëshëm të masës 2.4 – Mbështetja e Eksporit të Pakos të Ringjalljes Ekonomike
https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/7095D9A9-25D7-4FB5-97AD-8EEFF4EDC1C9.pdf
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...